Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shtuar se frekuentimi në objektet e tij përmirëson rezultatet e vitit para pandemisë Covid në 2019.
Turistët kanë treguar një interes më të madh për Kishat Shkëmbore të Ivanovos. Monumenti kulturor dhe historik nën kujdesin e UNESCO-s u vizitua nga mbi 28 mijë njerëz, që është 30% e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në objektet e Muzeut të Ruses.
Një tjetër vend i preferuar për turistët në qytetin e Danubit është "Ekomuzeumi me akuarium", i cili është unik në vendin tonë për shkak të akuariumit më të madh të ujërave të ëmbla - 65 tonë, që përfaqëson banorët tipikë të lumit Danub.

Në vitin 2024, Muzeut Historik Rajonal në Ruse iu dha çmimi "Muzeu më i mirë sllav për vitin 2024" në ceremoninë e dhjetë të çmimeve "Zhiva" të Forumit Ndërkombëtar të Kulturave Sllave. Muzeu i Ruses mori çmimin në një konkurrencë me 21 muze nga 14 vende.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: BGNES, Muzeu Historik Rajonal - Ruse
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..