Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shtuar se frekuentimi në objektet e tij përmirëson rezultatet e vitit para pandemisë Covid në 2019.
Turistët kanë treguar një interes më të madh për Kishat Shkëmbore të Ivanovos. Monumenti kulturor dhe historik nën kujdesin e UNESCO-s u vizitua nga mbi 28 mijë njerëz, që është 30% e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në objektet e Muzeut të Ruses.
Një tjetër vend i preferuar për turistët në qytetin e Danubit është "Ekomuzeumi me akuarium", i cili është unik në vendin tonë për shkak të akuariumit më të madh të ujërave të ëmbla - 65 tonë, që përfaqëson banorët tipikë të lumit Danub.
Në vitin 2024, Muzeut Historik Rajonal në Ruse iu dha çmimi "Muzeu më i mirë sllav për vitin 2024" në ceremoninë e dhjetë të çmimeve "Zhiva" të Forumit Ndërkombëtar të Kulturave Sllave. Muzeu i Ruses mori çmimin në një konkurrencë me 21 muze nga 14 vende.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: BGNES, Muzeu Historik Rajonal - Ruse
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...