Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Foto: dontcloseyoureyesfilm.com

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev, aktori më i mirë - Aleksandër Kanev, aktori më i mirë dytësor - Krëstju Llafazanov dhe Hristo Gërbov.

Mes mbi 400 titujve nga e gjithë bota, "Mos i mbyll sytë" u përzgjodh gjithashtu në mesin e finalistëve të Festivalit të 52-të vjetor ICVM Crown Awards - një veprimtari i mbajtur për më shumë se gjysmë shekulli në SHBA.

Кадър от филмаFilmi gjithashtu ka pesë nominime në Festivalin prestigjioz të Filmit të Pavarur në Londër(London Independent Film Festival), ku do të konkurrojë për montazhin më të mirë në një film në gjuhë të huaj, regjisorin më të mirë në një film të huaj, filmin më të mirë në gjuhë të huaj, filmin më të mirë dhe aktoren dhe aktorin e shquar – Maria Kavarxhikova dhe Krëstju Llafazanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD
Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD