Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm Georg Georgiev ndodhet për një vizitë në Sulltanatin e Omanit

Foto: mfa.bg

Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e tij nga Omani Badr bin Hamad Al Busaidi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Georgiev shprehu vlerësimin e lartë të udhëheqjes shtetërore bullgare për kontributin e Sulltanatit të Omanit për lirimin e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”.

U theksuan natyra vetëmohuese dhe motivet udhëheqëse humanitare të rolit diplomatik të Omanit. Vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së një vullneti të fortë politik për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ministri Georgiev dërgoi një mesazh me shkrim nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev për Sulltan Haitham bin Tariq Al Said, ku përfshihet edhe një ftesë për një vizitë shtetërore në Bullgari. Ministri i jashtëm ripërtëriti ftesën e palës bullgare për një vizitë zyrtare të ministrit Albusaidi në Bullgari.

Në shprehje vlerësimi dhe mirënjohjeje për përpjekjet e përqendruara dhe të vazhdueshme të Sulltanatit të Omanit për zgjidhjen me sukses të çështjes me ekuipazhin e anijes Galaxy Leader, ministri Georg Georgiev nderoi Badr bin Hamad Al Busaidi me çmimin më të lartë të Ministrisë së Jashtme – “Dega e Artë e Dafinës”.

Gjatë vizitës së tij të punës në Sulltanatin e Omanit, Georg Georgiev ka biseduar edhe me disa nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në zgjidhjen e rastit. U theksua rëndësia e dialogut aktiv dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe u konfirmua dëshira për thellimin e bashkëpunimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Laura Kövesi dhe Teodora Georgieva

Laura Kövesi zbulon arsyet për procedurat disiplinore kundër Prokurores Evropiane Bullgare

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..

botuar më 25-10-02 9.01.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..

botuar më 25-10-01 7.35.MD
Bojko Borisov

Autoritetet kërkuan mbylljen e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor" pas skandalit me ekipin e Robbie Williams

Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..

botuar më 25-10-01 5.23.MD