Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru Baglar” /sot Lozenec/ dhe u nisën për në fshatin Dragalevci dhe Manastirin Dragalevski, ku kaluan natën. Ndonëse banorët e fshatit u përpoqën t'i bindin të heqin dorë nga kjo ide, meqë bora ishte e dendur, mali ishte plot me ujqër dhe atë që ata kishin ndërmend nuk e kishte bërë asnjeri më parë. Prapëseprapë herët në mëngjes më 31 janar, të rinjtë u nisën për në majë, na kthen 120 vjet më parë faqja e internetit 360mag.bg.
Për shkak të borës së dendur studentët lëvizeshin ngadalë, por deri në orën 17 arritën pikën e fundit të destinacionit. Para tyre u hap një pamje madhështore – larg në jug ishin majat me dëborë të malit Rilla dhe në veri ato të vargmalit Stara Pllanina. Poshtë tyre, e mbuluar me tym dhe mjegull, ishte Sofja. Përpara se të niseshin në udhëtimin e kthimit, të rinjtë vendosën një listë me emrat e tyre në rrëzë të shkëmbit më të madh në majë, në të cilën shënonin gjithashtu se më 31 janar 1905, ata realizuan një ëndërr të tyre të madhe - ngjitjen e parë dimërore të majës Çerni Vrëh.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: FB/Vitosha ski, BGNESLiqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..