Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për dashurinë dhe shpresën, por ka edhe një dozë nostalgjie, është i Vasill Najdenov dhe Bogosllav-Tervell Dimitrovit. Autorë të muzikës janë Vasill Najdenov dhe Stefan Dimitrov, ndërsa aranzhimin e ka bërë Stojan Bozov.
Ideja e këtij bashkëpunimi lindi spontanisht. Vasill Najdenov dhe kitaristi i tij Stojan Bozov kishin kohë që punonin për këngën, ia ofruan “Vëllezërve Argirovi”, menjëherë u pëlqeu dhe të gjithë së bashku e realizuan me një dëshirë të madhe. Pse po krijojnë që tani një këngë të përbashkët? – “Ndoshta sepse tani është koha për këtë”, na tha Bllagodest Argirov, duke shtuar se së shpejti do të realizohen xhirimet e një videoklipi për këngën, ndoshta në pranverë “kur të ngrohet moti”.
Dëgjoni historinë e dashurisë në një qytet të vogël - atje, rreth kthesës… në edicionin e sotëm të programit të ditës të Radio Bullgarisë më 5 shkurt 2025!
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne..