Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Foto: museumvarna.com

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë aktualisht brenda kufijve të Greqisë - qyteti i Gjymylxhine, qyteti Soflu, qyteti Alexandroupoli, fshati Dogan Hisar – vendet ku jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij revolucionare kapedani Petko Vojvoda (kaçaku) (06/12/1844 – 07/02/1900), i cili ia kushtoi jetën lirimit të të nënshtruarve nga Perandoria Osmane.

Rrobat në ekspozitën "Nga qendra kinematografike në vitrinën e muzeut" i përkasin një koleksioni të mbledhur nga ekipi i serialit të njohur bullgar prej 12 serish "Kapedani Petko Vojvoda" të realizuar në fund të shekullit të XX-të. Gjatë xhirimit të historisë së kapedanit, u përdorën mbi 300 elementë kostumesh dhe aksesorë, të cilët me shumë mundësi ishin të shekullit të XIX-të. Filmi “Kapedani Petko Vojvoda” është filmuar nga kinooperatori Dimo Kollarov, me origjinë nga Popovo dhe pas përfundimit të xhirimeve jep idenë që kostumet t'ia dhurojnë Shoqatës së Bullgarëve Trakë të fshatit Svetlen. Më pas ato iu dorëzuan Muzeut Historik në Popovo, ku kishte kushte më të mira për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.

Ekspozita “Nga qendra kinematografike në vitrinën e muzeut” mund të shihet deri më 7 mars në kryeqytetin tonë bregdetar.

Mund të mësoni më shumë për Kapedanin Petko Vojvoda nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: museumvarna.com, BTA-arkiva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 5 mijë bullgarë të papunë kanë filluar punë sezonale në Evropë që nga fillimi i vitit

Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..

botuar më 25-06-18 7.00.PD

"Bulgaria Wants You" dhe nevoja emocionale e bullgarëve për t'u kthyer në atdhe

Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..

botuar më 25-06-17 8.05.MD

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..

botuar më 25-06-17 12.44.MD