Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë:
“Çfarë është vera pa dashuri?
Çfarë është dashuria pa një gllënjkë verë?”

"Dashura dhe vera" u krijua midis tre qyteteve - Sofjes, ku jeton Jordanka Hristova, Varnës - nga është autorja e muzikës dhe tekstit, Valentina Cenova, dhe Razgradit - qyteti i aranzhuesit të këngës, Ivajllo Petkov. Për aranzhimin kanë punuar edhe Boris Çakërov dhe Nikollaj Tomov, kitarën e të cilit po e dëgjojmë në këngë.
“...Le të gjithë me gotë në dorë
ta presim këtë festë të ndritshme të dyfishtë!”
Foto: Pixabay, YouTube
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal