Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës.
Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë indiferentë ndaj asaj që po ndodh në botë, ndaj përveç dashurisë, në këngët e tyre përfshihen edhe problematika të dhimbshme aktuale. Këtë e dëgjojmë edhe në “Fajtori” – konfirmon frontmeni Svilen Noev:
"Po, ka këngë për luftërat dhe armët... Sa herë që ka momente të vështira, i pasqyroj ato në tekstet e mia. Themeli i marrëdhënieve njerëzore duhet të jetë dashuria, por gjithmonë ka edhe gjëra të këqija. Një shoku im shkroi se kënga ka qenë optimiste - në fakt, për mua (si personi që e shkroi tekstin) kjo është një këngë e trishtuar për momentin kur ndahesh me një person tjetër dhe ndihesh nga njëra anë i vetmuar dhe nga ana tjetër i lirë".
Përveç hiteve të njohura të grupit, fansat e “Ostava” do të dëgjojnë në koncerte edhe këngën e re “Fajtori”. Turneu filloi më 14 shkurt në Plovdiv dhe do të vazhdojë në Sofje (27.02), Burgas (07.03) dhe Varna (08.03).
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: YouTube / ostavaofficial, Facebook /Svilen Noev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal