Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 10 mars shënojmë 82 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë në 1943

Foto: BTA

Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë  me ndihmën e politikanëve dhe figurave publike nga Kjustendill, pushtetarët kundërshtuan deportimin e hebrenjve bullgarë në kampet naziste të përqendrimit, siç kërkohej nga Rajhu i Tretë. Pas vitit 1943 të gjithë rreth 50 000 hebrenj bullgarë u shpëtuan, që është një rast unik në Luftën e Dytë Botërore.

Komuniteti hebre në Plovdiv dhe Burgas shënoi 82 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë me një ceremoni përpara Monumentit të Mirënjohjes.

Një ceremoni zyrtare para murit të bullgarëve të drejtë të botës, që morën pjesë në shpëtim, u mbajt edhe në Shkollën e Mesme 134 ORT School në kryeqytet. Në mes të të pranishmëve ishin ministri i drejtësisë Georgi Georgiev, ministri i kulturës Marian Baçev, politikanë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë ndër ata që përdorin më pak trenat në BE

Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..

botuar më 25-11-01 6.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..

botuar më 25-10-31 7.40.MD

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..

botuar më 25-10-31 5.56.MD