Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës kërkimore “Trend” i porositur nga gazeta “24 orë”.
Vlerësimet pozitive për kabinetin janë pak në rënie - nga 29% në 27%. Mosmiratimi u rrit nga 44% në shkurt, në 50% në mars. Vlerësimi i miratimit të parlamentit mbetet 15 për qind. Pavarësisht nga pakënaqësia mbizotëruese me punën e qeverisë, 46% preferojnë që kabineti Zheljazkov të vazhdojë të qeverisë. Vetëm 30 për qind duan zgjedhje të reja. 55% dyshojnë se kabineti do të ketë një mandat të plotë.
Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet elektorale. GERB-SDS është forca e parë politike me 26.7% mbështetje.Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator..
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin..