Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës kërkimore “Trend” i porositur nga gazeta “24 orë”.
Vlerësimet pozitive për kabinetin janë pak në rënie - nga 29% në 27%. Mosmiratimi u rrit nga 44% në shkurt, në 50% në mars. Vlerësimi i miratimit të parlamentit mbetet 15 për qind. Pavarësisht nga pakënaqësia mbizotëruese me punën e qeverisë, 46% preferojnë që kabineti Zheljazkov të vazhdojë të qeverisë. Vetëm 30 për qind duan zgjedhje të reja. 55% dyshojnë se kabineti do të ketë një mandat të plotë.
Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet elektorale. GERB-SDS është forca e parë politike me 26.7% mbështetje.Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator..
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin..