Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Vasilev tha se Kisellovën do ta dorëzojnë në prokurori.
Grupi parlamentar i partisë MEÇ po pushon së ekzistuari, tha kryeparlamentarja Natalija Kisellova në fund të seancës finale 22-orëshe, në të cilën u miratua buxheti i shtetit. Sipas rregullores së Kuvendit, numri minimal i deputetëve për të formuar një grup parlamentar është 10. Aktualisht janë 9 deputetë nga MEÇ, tha ajo. Deputeti nga formacioni Samuill Sllavov dha dorëheqje. Deputeti i ri i partisë, Angell Petkov, nuk e ka bërë betimin.
Sipas Vasilev, deklarata e Kisellovës për shpërndarjen e grupit parlamentar nuk ka vlerë juridike.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..