Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e shtrenjta". Ai është edhe autori i tekstit, në të cilin flet për dashurinë komplekse dhe shpesh të dhimbshme që lë gjurmë të qëndrueshme, por edhe se sa e rëndësishme është mbi të gjitha që të gjithë ne ta duam veten. Muzikën e kompozoi Angell Prodanov – Acho. Po ai e bëri edhe aranzhimin e këngës.
"Ndonjëherë, të pikëlluar nga një ndarje, ne harrojmë se kush jemi", thotë Danny Levan. – Dhe në këtë moment ne duhet të mësojmë ta duam veten përsëri, dhe ky është një art. Nëse arrini të pikturoni me bojëra shumëngjyrëshe në kanavacën e bardhë të shpirtit tuaj, vetëm atëherë do të sillni dashuri dhe kuptim në jetën tuaj. Do ta vendosni veten në një piedestal”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube /Danny Levan, Facebook /Danny LevanTenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...