Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov.
Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet Deljan Dobrev, u takua me drejtorin ekzekutiv të “Hyundai” Hanlo Li.
"Unë pres që projekti të zbatohet brenda afateve të përcaktuara nga parlamenti dhe brenda buxhetit," tha Borisov.
Para delegacionit të “Hyundai”, pjesëmarrësit bullgarë në takim theksuan se Bullgaria është një nga vendet e pakta ku energjia bërthamore ka mbi 50 vjet histori dhe personel të trajnuar mirë, që është një pasuri e paçmuar. Statistikat tregojnë se mbi 70% e bullgarëve mbështesin zhvillimin e energjisë bërthamore.Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..