Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov.
Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet Deljan Dobrev, u takua me drejtorin ekzekutiv të “Hyundai” Hanlo Li.
"Unë pres që projekti të zbatohet brenda afateve të përcaktuara nga parlamenti dhe brenda buxhetit," tha Borisov.
Para delegacionit të “Hyundai”, pjesëmarrësit bullgarë në takim theksuan se Bullgaria është një nga vendet e pakta ku energjia bërthamore ka mbi 50 vjet histori dhe personel të trajnuar mirë, që është një pasuri e paçmuar. Statistikat tregojnë se mbi 70% e bullgarëve mbështesin zhvillimin e energjisë bërthamore.Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..