57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek njerëzit mbi 70 vjeç. Idenë që të krishterët ortodoksë të studiojnë ortodoksinë, katolikët të mësojnë katolicizmin dhe myslimanët të studiojnë islamin - perceptohet në një mënyrë më të nuancuar, komenton agjencia. 44% e të anketuarve thanë se e mbështesin deri diku, ndërsa 38 % janë kundër.
6 nga 10 persona besojnë se edukimi fetar mund të kontribuojë në formimin e vlerave morale te nxënësit, ndërsa 23% shprehin qëndrim të kundërt. Sondazhi përfaqësues kombëtar i Agjencisë "Trend" i porositur nga "24 Çasa" u krye midis datave 10 dhe 16 mars 2025 nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me tabletë me 1020 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Foto: BGNES, Agjencia "Trend"Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik..