Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, drejtuar deputetes së GERB-it, Denica Saçeva.
“Fushata e përpunimit të dokumenteve është në kulmin e saj në funksion të sezonit të ardhshëm turistik veror”, informoi ministri. Janë përpunuar mbi 560 deklarata nga punëdhënësit dhe janë regjistruar punësime sezonale për mbi 4200 shtetas të vendeve të treta.
Ata që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë janë të interesuar në disa sektorë - hotele dhe restorante, ndërtimtari, prodhimtari, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe transporti.
Gjatë 6 viteve të fundit, Agjencia e Punësimit ka lëshuar leje për hyrje në tregun bullgar të punës për mbi 108 mijë persona, punëtorë dhe specialistë nga 65 vende.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..