Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, drejtuar deputetes së GERB-it, Denica Saçeva.
“Fushata e përpunimit të dokumenteve është në kulmin e saj në funksion të sezonit të ardhshëm turistik veror”, informoi ministri. Janë përpunuar mbi 560 deklarata nga punëdhënësit dhe janë regjistruar punësime sezonale për mbi 4200 shtetas të vendeve të treta.
Ata që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë janë të interesuar në disa sektorë - hotele dhe restorante, ndërtimtari, prodhimtari, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe transporti.
Gjatë 6 viteve të fundit, Agjencia e Punësimit ka lëshuar leje për hyrje në tregun bullgar të punës për mbi 108 mijë persona, punëtorë dhe specialistë nga 65 vende.Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..