Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bateristi Ivan Dimov hap shtëpinë e tij pranë Cyrihut për artistë nga Bullgaria

Foto: Facebook /Ivan Dimov

"Jeta e një muzikanti është shumë e bukur, nëse arrin ta jetosh ashtu siç dëshiron dhe me muzikën që dëshiron, e jo me atë që tregu të imponon", beson bateristi Ivan Dimov. Karriera e tij muzikore lidhet me dy grupe ikonike bullgare të krijuara në vitet '90 të shekullit XX-të  – "Mastillo" dhe "Mary Boys Band". Megjithatë, prej dy dekadash ai punon në menaxhimin e një kompanie të madhe amerikane në industrinë ushqimore, çka e çon drejt Zvicrës. Kështu, prej 11 vitesh ai jeton pranë kryeqytetit ekonomik të vendit, Cyrihut, dhe e ka shndërruar shtëpinë e tij në një vend mikpritës për muzikantë dhe artistë bullgarë.
Në Bordo
"Kam marrë me qira një shtëpi në një qytet të vogël pranë Cyrihut, në mënyrë që të mund të ndërtoj një studio të mirë në bodrum. Përveç kësaj, dua të kem një shtëpi të madhe, sepse komuniteti bullgar në Zvicër nuk është shumë i madh. Bashkë me bashkëshorten time, u kemi thënë të gjithë muzikantëve dhe artistëve bullgarë që kushdo që dëshiron të mbajë një shfaqje apo koncert në Zvicër, ne ofrojmë ushqim dhe strehim falas. Prandaj, shtëpia jonë është mjaft e madhe dhe kemi një apartament të veçantë për mysafirët. Gjithashtu, në bashkëpunim me shkollën bullgare "Rodna Reç" në Cyrih, përpiqemi të organizojmë ngjarje kulturore bullgare, në mënyrë që fryma bullgare të mbijetojë këtu. Sjellim tekste shkollore, marrim pjesë në të gjitha mbledhjet e mundshme të bullgarëve këtu, ndërsa unë jam përgjegjës për pajisjet e zërit. Në Zvicër ka gjithashtu një grup për valle popullore, i quajtur "Lludi Mladi" (Të rinj të çmendur) – sa të rinj janë nuk e di, por që janë të çmendur, kjo është e vërtetë! Edhe ata organizojnë takime të mrekullueshme," – thotë me një buzëqeshje Ivan Dimov.

Pavarësisht me çfarë merret, për Ivanin muzika mbetet ajo dashuri pa të cilën nuk mund të jetojë. Vendi i tij i preferuar në shtëpi është studioja e pajisur prej tij.

I lindur në Burgas, muzikanti ka luajtur në instrumentin e tij të preferuar – bateri, që nga mosha 9-vjeçare. Talenti i tij përcaktoi që pas Shkollës së Muzikës në qytetin bregdetar të vazhdonte studimet në Akademinë e Muzikës në Sofje, nën drejtimin e profesoreshës Tatjana Kërparova. Më pas ai u transferua në Turqinë fqinje, ku në qytetin e Izmirit, ashtu si mësuesja e tij, nga viti 1997 deri në 1999, Ivan Dimov dha mësim për instrumentet e goditjes. Menjëherë pas kthimit në atdhe, filloi periudha e tij aktive si baterist në grupe të njohura pop në vend.
Me Marian në Zvicër
"Në "Mastillo" unë isha ai që, së bashku me Viktorija Terzijskën (vokal), e shtynim grupin drejt muzikës pop, sepse dy anëtarët e tjerë të bandës mendonin se ajo duhet të kishte një tingull më të fortë. Ishte një periudhë e bukur me ta, por në një moment ata vendosën të nënshkruanin një kontratë me një kompani të madhe muzikore vendase. Kur e lexova, kuptova se nuk mund ta nënshkruaja, sepse kjo do të nënkuptonte fundin e karrierës sime në ekonomi, me të cilën tashmë merresha. Me grupin vendosëm të ndaheshim dhe ata morën një baterist të ri.”
Me Margarita Hranovën nga koncerti në Sofia Live Club
Aventura e tij me grupin e radhës – "Mary Boys Band", fillon menjëherë pas kësaj – ai merr një telefonatë nga Maria Mutafçieva (frontmenia e bendit), me të cilën njiheshin që nga qyteti i tyre i lindjes, Burgas. "Gjërat më të mira në këtë grup janë marrëdhëniet tepër të mira mes njerëzve, dhe për mua është një kënaqësi e vërtetë të luaj me ta," – pranon Ivani, duke kujtuar të kaluarën:


"U mblodhëm, luajtëm, na pëlqeu njëri-tjetri dhe vendosëm të vazhdonim së bashku. Kjo ndodhi pothuajse 20 vjet më parë. Videoklipi i këngës ‘Rruga e gjatë për në shtëpi’ është i pari ku kam marrë pjesë. Të gjitha pjesët e baterive në këtë album janë regjistruar nga unë. Më dhanë gjithashtu mundësinë të bëja aranzhimin e njërës prej këngëve, gjë që e bëri atë shumë ndryshe nga të tjerat në album. Bëhet fjalë për këngën ‘Deri kur’, e cila mbeti e vetmja pa videoklip zyrtar," – kujton Ivani dhe shton me buzëqeshje:

" Ndoshta arsyeja jam unë, pasi jam një adhurues i madh i xhazit, gjë që më provokoi ta bëja atë të tingëllojë më funky.”
Marija Mutafçieva - 30 vjet në skenë (10.02.2023)
Foto: arkiva personale, Facebook / Ivan Dimov, Lilija Jotova
Përgatiti në shqip dh publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD