Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 43 000 euro u gjetën tek nëpunësit që kërkuan ryshfet nga shoferët e pajisjeve të Robbie Williams

Kryekomisari Ljubomir Nikollov
Foto: BGNES

Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje për mega-shoun e Robbie Williams, janë pushuar nga puna, janë sjellë në përgjegjësi penale dhe janë ndaluar për 72 orë. Ata kanë punuar në agjenci që nga viti 2012. Skandali shpërtheu një ditë pas koncertit të yllit britanik të popit në stadiumin “Vasill Levski” , i cili tërhoqi një audiencë prej 40 000 personash, raportoi BGNES. Sinjali u paraqit në organet e zbatimit të ligjit nga organizatorët e koncertit dhe Ambasada Britanike. Është kërkuar ryshfet nga pesë nga shoferët e të gjithë 22 kamionëve, me motivin e një mosfunksionimi të tahografit, shpjegoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Punëve të Brendshme Ljubomir Nikollov. Dy nga shoferët nuk iu nënshtruan kërkesave, njëri dha 300 euro, dhe dy të tjerë - nga 200 leva (rreth 150 euro) secili. Punonjësit e "Administratës së Automobilave" nuk dinin anglisht, kështu që përdorën Google Translate në komunikim. Meqenëse nuk kishin para të gatshme me vete, shoferët u detyruan të tërhiqnin para nga një bankomat aty pranë.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të makinave, ambienteve të zyrave dhe shtëpive të punonjësve të ndaluar të "Administratës së Automobilave", u gjetën kartëmonedha me vlerë rreth 43 mijë euro dhe mbi 5 mijë leva(rreth 2500 euro). U gjetën gjithashtu tre certifikata të shtetasve të huaj që punojnë në kompani transporti dhe një tjetër e një shtetasi bullgar. Sipas Nikollov, ato janë marrë si peng derisa "shkelësit" t'u sigurojnë shumën e nevojshme.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantoi potencialin e saj turistik në ekspozitën më të madhe në Japoni

Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga 25 deri më 28 shtator 2025 në sallën e ekspozitave Aichi Sky Expo në Nagoya, Prefektura Aichi,..

botuar më 25-09-29 4.07.MD

Arrestime në “Administratën e Transportit Rrugor” për ryshfet të kërkuar nga ekipi i Robbie Williams

Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës..

rinovuar më 25-09-29 1.56.MD

Patriku bullgar dhe ai ekumenik u takuan në Selanik

Patriku i Bullgarisë, Daniill, u takua në Selanik me Patrikun Ekumenik Bartolomeu, njoftoi Patrikana Bullgare. Të dy klerikët diskutuan lidhjet shpirtërore shekullore midis Patrikanës së Kostandinopojës dhe popullit bullgar ortodoks. Ata theksuan..

botuar më 25-09-29 1.18.MD