Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë.
Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, e zgjodhi Sofjen kryeqytet të Principatës së Bullgarisë. Sipas të dhënave të vitit 1878 në atë kohë Sofja kishte 11 694 banorë dhe kishte 2 shkolla, 7 kisha, 10 restorante, 120 dyqane, 62 taverna, 19 furra buke dhe 3306 shtëpi, dhe sipërfaqja e përgjithshme ishte 2,84 kilometra katrorë.
Për të respektuar datën historike, Bashkia e Sofjes organizon një sërë veprimtarish festive.
“Hapen e dy ekspozitave në natyrë – “Histori dashurie për kulturën dhe natyrën” dhe “Moda në pasqyrën e një shekulli” posaçërisht për gratë e bukura të Sofjes; koncerte të Orkestrës së Tunxhit të Sofjes, Ansamblit “Zdravec”, Grupit të Xhazit “Sofja”, Kuartetit “Emocion”, Bandës së Tunxhive Përfaqësuese e Gardës; konkurse për fëmijë me temat "Di gjithçka" dhe "A e njeh Sofjen?", tha nënkryetarja e komunës për arsim Bllagorodna Zdravkova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Bashkia e KryeqytetitMbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë..