Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë.
Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, e zgjodhi Sofjen kryeqytet të Principatës së Bullgarisë. Sipas të dhënave të vitit 1878 në atë kohë Sofja kishte 11 694 banorë dhe kishte 2 shkolla, 7 kisha, 10 restorante, 120 dyqane, 62 taverna, 19 furra buke dhe 3306 shtëpi, dhe sipërfaqja e përgjithshme ishte 2,84 kilometra katrorë.
Për të respektuar datën historike, Bashkia e Sofjes organizon një sërë veprimtarish festive.
“Hapen e dy ekspozitave në natyrë – “Histori dashurie për kulturën dhe natyrën” dhe “Moda në pasqyrën e një shekulli” posaçërisht për gratë e bukura të Sofjes; koncerte të Orkestrës së Tunxhit të Sofjes, Ansamblit “Zdravec”, Grupit të Xhazit “Sofja”, Kuartetit “Emocion”, Bandës së Tunxhive Përfaqësuese e Gardës; konkurse për fëmijë me temat "Di gjithçka" dhe "A e njeh Sofjen?", tha nënkryetarja e komunës për arsim Bllagorodna Zdravkova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Bashkia e KryeqytetitStefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija..