Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis.
Fokusi këtë vit do të jetë në kuzhinën e lashtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë gatime autentike të përgatitura sipas recetave origjinale të epokës romake, trake dhe të hershme të krishterë. Për të pasuruar përvojën e tyre, të ftuarit e festivalit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në një sërë sesionesh edukative që lidhen me historinë e ushqimeve dhe rrugët e tyre kulturore dhe tregtare ndër shekuj.
Zonat e fëmijëve do të ofrojnë atraksione të krijuara posaçërisht dhe lojëra edukative. Festivali do të shoqërohet me një program të pasur kulturor, duke përfshirë shfaqje muzikore, teatrale dhe kërcimi të frymëzuara nga traditat e lashta.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Foto: museumhisarya.bgShën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..