Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e "Procesit Akaba" me fokus sigurinë në Ballkan

Presidenti Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II
Foto: president.bg

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive, organizatave ndërqeveritare dhe joqeveritare dhe krerë të misioneve diplomatike në vendin tonë. Forumi u kushtohet çështjeve aktuale që lidhen me terrorizmin, migrimin ilegal dhe radikalizimin.

Presidenti bullgar dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë mirëpritën në forum  Kryetaren e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka Cvijanoviç, Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatovic, Presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Presidentin e Kroacisë Zoran Millanoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçç dhe Ministri i Brendshëm i Belgjikës Bernard Kuintin.

“Sfida e madhe jo vetëm për Ballkanin dhe Evropën, por edhe për botën sot, është të çlirohemi nga vetë-mashtrimi se është e mundur të garantohet paqe dhe siguri vetëm për një vend dhe rajon të caktuar ose në kurriz të dikujt tjetër. Sot, kur siguria po bëhet një sfidë e përditshme, është veçanërisht e rëndësishme që liderët shtetërorë të shkëmbejnë mendime dhe së bashku të kërkojnë mënyra për ta forcuar atë”, tha presidenti Rumen Radev para fillimit të takimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD
Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Konsultimet e kërkuara të NATO-s nuk nënkuptojnë luftë

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..

botuar më 25-09-11 12.18.MD