Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i dorëzon një çmim përkthimi nxënëses së klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova

Foto: Përfaqësia e KE-së në Bullgari

Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim e Komisionit Evropian.

Në kuadër të konkursit, ku morën pjesë 3700 nxënës nga 730 shkolla në të gjithë Evropën, vajza bullgare përktheu një tekst të panjohur nga anglishtja. Çmimi do t'i dorëzohet nxënëses së shkollës së mesme gjuhësore "Prof. Dr. Asen Zllatarov" në Haskovo (Bullgaria Qendrore Jugore) sot në një ceremoni të veçantë në Bruksel. Fituesit nga të gjitha vendet do të kenë mundësinë të takojnë përkthyes në Komisionin Evropian dhe të shohin se si ata punojnë.

Aleksandra flet shtatë gjuhë të huaja në nivele të ndryshme, raporton gazeta "Az-buki". Kryesisht merret me gjuhën angleze dhe gjermane, të cilat i studion në klasë, si dhe me rusishten dhe turqishten. Krahas interesave të saj personale, ajo po përparon edhe me mësimin e gjuhës portugeze, japoneze dhe kineze, të cilat i studion vetë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lideri i GERB Bojko Borisov dhe Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova

Partia në pushtet rifillon dialogun me sindikatat dhe punëdhënësit për buxhetin e vitit 2026

“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..

botuar më 25-11-27 3.03.MD

Ndërmarrjet shtetërore do të luftojnë korrupsionin me një nëpunës të integritetit

Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..

botuar më 25-11-27 2.18.MD
Bojko Borisov

Ngrijnë buxhetin e vitit 2026, GERB është gati të menaxhojë me buxhetin e vjetër

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..

botuar më 25-11-27 10.43.PD