Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga Shenjtëria e tij Mitropoliti i Sofjes dhe Patriarku bullgar Daniil.
Nga ora 18:00. Në Katedralen “Shën e Diela” patriarku bullgar dhe mitropoliti i Sofjes Daniil do të kremtojë të ashtuquajturin varrim të Krishtit, njofton Mitropolia e Sofjes.
I pyetur se çfarë duhet të kujtojnë besimtarët për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të sakrifikuar dhe për veprën e tij, Patriarku Daniil u përgjigj se nuk duhet të turpërohemi për kryqin e Krishtit, nuk duhet të kemi turp për të vërtetën, sepse kryqi është fuqi, sepse në kryq Zoti mundi mëkatin dhe djallin. “Kryqi nuk është fundi, kryqi është rruga drejt ringjalljes”, tha Daniil. "Ne nuk duhet të kemi frikë dhe të mos kemi turp për besimin tonë, sepse shumë të krishterë ortodoksë sot ndihen të turpëruar të deklarojnë besimin e tyre. Çfarë na bën të ndihemi të turpëruar - sepse dikush vuajti pafajësisht për ne, sepse dikush na dha jetë dhe na dha ringjalljen?" bëri një pyetje retorike Patriku Daniil.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..