Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të shpërndara në rajonet verilindore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Në Rrafshin e Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet - rreth 22°.
Deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Më intensive do të jenë në lindje dhe në masivin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21°. Temperatura e ujit të detit është 11-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..