Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.
Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.
Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë të dëgjoni projektin më të fundit të formacionit DEEP ZONE Project. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.46 – Lajmet 11.00 – Kënga e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Koha e mirë tashmë mbaroi" - nga Mimi Ivanova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme..
Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne. E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Hije", të..