Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES.
Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e Veriut të sotme kjo është vetëm një nga 471 varrezat ushtarake bullgare, ku janë varrosur ata që vdiqën në Luftën Ballkanike, Luftën Ndëraleate (Luftën e Dytë Ballkanike) dhe Luftën e Parë Botërore. Luftëtarët e vrarë janë nga të gjitha rajonet e Bullgarisë së sotme dhe nga territoret bullgare të marra me Traktatin e Neuilly-t.
Qindra qytetarë bënë homazhe për ata që vdiqën për atdheun e tyre. U shërbye një lutje nga Mitropoliti Naum i Strumicës, i shoqëruar nga ikonomi i shenjtë Pavell Millushev nga Petriçi.
Në këtë aktivitet morën pjesë njësia e Gardës Kombëtare Bullgare, ambasadori bullgar Zheljazko Radukov dhe atashetë ushtarakë të Kroacisë, Italisë, Rumanisë, Turqisë, Kinës dhe Ukrainës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..