Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Maqedoninë e Veriut nderuan kujtimin e ushtarëve bullgarë që ranë për atdheun

Foto: BGNES

Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES.

Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e Veriut të sotme kjo është vetëm një nga 471 varrezat ushtarake bullgare, ku janë varrosur ata që vdiqën në Luftën Ballkanike, Luftën Ndëraleate (Luftën e Dytë Ballkanike) dhe Luftën e Parë Botërore. Luftëtarët e vrarë janë nga të gjitha rajonet e Bullgarisë së sotme dhe nga territoret bullgare të marra me Traktatin e Neuilly-t

Qindra qytetarë bënë homazhe për ata që vdiqën për atdheun e tyre. U shërbye një lutje nga Mitropoliti Naum i Strumicës, i shoqëruar nga ikonomi i shenjtë Pavell Millushev nga Petriçi.

Në këtë aktivitet morën pjesë njësia e Gardës Kombëtare Bullgare, ambasadori bullgar Zheljazko Radukov dhe atashetë ushtarakë të Kroacisë, Italisë, Rumanisë, Turqisë, Kinës dhe Ukrainës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD