Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit.
"Kujtimi" është një histori thellësisht personale kushtuar marrëdhënieve me njerëzit tanë më të afërt. Violina tregon për këngën:
"Tezja ime më mësoi kaq shumë gjëra, dhe mbi të gjitha, çfarë do të thotë të duash sinqerisht! Shembulli im! Kjo është një këngë për të, përkujtimore dhe me dashuri, për çdo person në jetën tonë, nga i cili kemi mësuar, kemi marrë frymëzim dhe kemi ndërtuar një pjesë të asaj që jemi. Unë besoj se këta njerëz janë me ne dhe janë pjesë e jona, në kujtesën dhe zemrën tonë."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA