Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo performon në festivale ndërkombëtare muzikore dhe merr pjesë në shfaqje operistike në skenat muzikore botërore.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti gala ishte nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit Popullor, Doc. Natalija Kisellova.
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare u dallua gjithashtu me çmimin "Ansambli i Vitit 2024". Orkestra Simfonike e Radios, e cila, me idenë e dirigjentit kryesor Konstantin Ilievski, ekzekuton vepra të kompozitorëve bullgarë për sezonin e dytë, lexoi një deklaratë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe pagave fyese të ulëta në institucion.
Dëgjuesit ia dhanë çmimin "Pedagogia e Muzikës e Vitit 2024" primës së operës Rajna Kabaivanska, dhe një nga studentet e saj të talentuara, sopranoja Aleksandrina Mihajllova, mori çmimin "Muzikantja e Re e Vitit 2024".
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Desisllava Radeva, ia dorëzoi çmimin "Muzikë në vend të rrugës" mësueses së muzikës me përvojë të gjatë në qytetin Sliven, Radka Kuseva.
Së fundmi, pianisti i talentuar 17-vjeçar Ivajllo Vasilev mori çmimin special në mbështetje të një muzikanti të ri "Ollga Kamburova", fituesi i të cilit përcaktohet nga ekipi "Allegro Vivaçe".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNRDEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës"...
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..