Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo performon në festivale ndërkombëtare muzikore dhe merr pjesë në shfaqje operistike në skenat muzikore botërore.
Çmimet u dorëzuan në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti gala ishte nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit Popullor, Doc. Natalija Kisellova.
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare u dallua gjithashtu me çmimin "Ansambli i Vitit 2024". Orkestra Simfonike e Radios, e cila, me idenë e dirigjentit kryesor Konstantin Ilievski, ekzekuton vepra të kompozitorëve bullgarë për sezonin e dytë, lexoi një deklaratë proteste kundër financimit të pamjaftueshëm të Radios Kombëtare Bullgare dhe pagave fyese të ulëta në institucion.
Dëgjuesit ia dhanë çmimin "Pedagogia e Muzikës e Vitit 2024" primës së operës Rajna Kabaivanska, dhe një nga studentet e saj të talentuara, sopranoja Aleksandrina Mihajllova, mori çmimin "Muzikantja e Re e Vitit 2024".
Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Desisllava Radeva, ia dorëzoi çmimin "Muzikë në vend të rrugës" mësueses së muzikës me përvojë të gjatë në qytetin Sliven, Radka Kuseva.
Së fundmi, pianisti i talentuar 17-vjeçar Ivajllo Vasilev mori çmimin special në mbështetje të një muzikanti të ri "Ollga Kamburova", fituesi i të cilit përcaktohet nga ekipi "Allegro Vivaçe".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNRKëngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si..