Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të bashkisë Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa" do të takohen me të sot në Bashkinë e Sofjes, u bë e qartë nga një intervistë televiziv. "Bëj thirrje të takohemi për të diskutuar problemin. Do të ndaj kornizën që dua t'u ofroj atyre - kjo do të na sillte më afër 400 levave që protestuesit duan, por në një formë tjetër. Po punojmë për një rritje prej 100 për qind të bonusit për ata që punojnë në transportin elektrik dhe rrugor”, tha Vasill Terziev, duke saktësuar se kjo nuk planifikohet për ata që janë punësuar në “Metropolitan” dhe Qendrën e Lëvizshmërisë Urbane

Sipas Vasill Terziev, paga bruto e punonjësve të metrosë është 4800 leva pa shumë orë shtesë, dhe në transportin urban - 3900 leva me shumë orë shtesë.
Sot - ndryshe nga dje - do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Bashkia u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të tregojnë mirëkuptim ndaj nxënësve që vijnë me vonesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..