Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë për BNR në Burgas – Radioja, përmes së cilës kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit tonë gjatë 90 viteve të fundit

Foto: BNR

Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar, përfshin dokumente fotografike dhe arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore “Arkiva” dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Ekspozita jep një përfytyrim për hapat e parë të radios në Bullgari. Në fakt, përmes radios kalon e gjithë jeta shoqërore dhe kulturore e vendit dhe emocionet e disa brezave bullgarësh – thonë organizatorët nga arkivi shtetëror. 



Një fotografi nga transmetuesi i parë radiofonik, i montuar në vitin 1927 në aeroportin e Burgasit, është gjithashtu pjesë e ekspozitës. Ajo ruhet në Arkivin Shtetëror të Burgasit, i cili gjithashtu ofron edhe ekspozita që lidhen me përvjetorin e radios. 



Pjesë e festës është edhe Dita e dyerve të hapura në BNR-Burgas. Ajo do të mbahet më 30 maj (e premte) nga ora 10:00 deri në 16:00 në godinën emblematike në rrugën “Filip Kutev” nr. 2, ku ndodhet stacioni rajonal radiofonik BNR-Burgas. Informacion nga BNR-Burgas. 


Redaktoi: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski 

Foto: Arkivi i BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD