Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë

Foto: Qendra Zora në Richmond

Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë – dikur dhe tani". Projekti u realizua në kuadër të programit kombëtar "Historitë e pathëna të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.


Filmi bashkon krijues nga disa shtete – ideja është e Bojanka Ivanovës, themeluese e shkollës të së dielës “John Atanasoff” në Çikago, regjisor dhe skenarist është Nikollaj Tomov-Toma, i cili ka punuar për shumë vite si gazetar në Kanada dhe Francë, drejtor i prodhimit është francezi Jean-René Duchemann, ndërsa personazhi kryesor është Irina Kushleva, drejtuese e Qendrës Arsimore dhe Kulturore Bullgare "Zora" në Richmond, SHBA. Shkollat partnere nga pala bullgare janë Gjimnazi Natyror-Matematikor "Jane Sandanski" në Goce Dellçev dhe Shkolla e Mesme "Paisij Hilendarski" në Plovdiv. Konsulente është historiania Evelina Radneva.

"Emigracioni bullgar nuk është studiuar mjaftueshëm dhe gjatë viteve, nga takimet me fëmijët bullgarë në shkollën tonë, kemi kuptuar se ata dinë shumë pak për emigracionin bullgar dhe se është e nevojshme që ai të studiohet në të njëjtën mënyrë siç studiojmë historinë e Bullgarisë. Përveç kësaj, ka shumë bullgarë të suksesshëm në SHBA në fusha të ndryshme, por ne dimë pothuajse asgjë për ta dhe për rrënjët e tyre – kur dhe pse kanë ardhur në Amerikë, çfarë i ka shtyrë. Dhe kjo është e rëndësishme për vetëdijen kombëtare të fëmijëve," – thotë në një intervistë për Radio Bullgaria Irina Kushleva dhe shton se i gjithë procesi ka ngjallur interes të madh te nxënësit nga të dy vendet.

"Fëmijët ishin jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe me shumë dëshirë kërkonin në dokumentet e vjetra, studionin jetën e bullgarëve, si kishin ardhur në Amerikë, me çfarë ishin marrë, si ishin kthyer në atdhe për ta mbrojtur gjatë luftës. Dhe, në fakt, personazhet kryesore në këtë film dokumentar janë fëmijët. Ata bëjnë kërkimin, ndërsa ne, mësuesit, thjesht i drejtojmë. 

Me ta vizituam Arkivën dhe bibliotekën në Plovdiv, ku u njohëm me kopje të gazetave të vjetra bullgare, të botuara në Çikago dhe në qytete të tjera të mëdha amerikane. Arsyeja pse zgjodhëm shkollën “Paisij Hilendarski” në Plovdiv si partner në projekt, është se babai i emigracionit bullgar, Ilija Jovçev, ka qenë për një kohë të shkurtër drejtor i bibliotekës së Plovdivit dhe atje ruhen shumë dokumente të tij, përfshirë – ditari i tij origjinal. 

Pak njerëz e dinë se në qytetin Goce Dellçev, prej nga ishte shkolla jonë e dytë partnere, ekziston Instituti për emigracionin bullgar në Amerikën e Veriut. Atje ruhen tonelata me literaturë bullgare, që ka të bëjë edhe me emigracionin bullgar. Ka gjithashtu objekte nga kisha bullgare në Amerikë. Në institut fëmijët zbuluan se dokumenti i përfundimit të shkollës së patronit të shkollës së tyre në Goce Delçev – Jane Sandanski, ruhet pikërisht në këtë arkiv. Dhe fakti që e realizuam bashkërisht këtë film tregon se ne duam të bashkohemi dhe të arrijmë suksese së bashku në fushën e arsimit."

Përveç se të frymëzojë studiuesit e rinj për të hulumtuar të kaluarën dhe të tashmen bullgare në Amerikë, një tjetër detyrë e rëndësishme e filmit "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë - dikur dhe sot" është t’i tregojë shikuesit se historia e komuniteteve bullgare në botë është e pandashme nga historia e vetë Bullgarisë, si dhe të theksojë rëndësinë që të dyja historitë të studiohen paralelisht. Mbetet për t’u parë nëse filmi do ta përmbushë edhe këtë qëllim.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Qendra Arsimore dhe Kulturore Bullgare "Zora" në Richmond, Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura

Fillojnë festimet e 1160-vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar

Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në..

botuar më 25-05-01 4.45.PD

Marena Xhingova – një nga qeramistet më të shquara bullgare

“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..

botuar më 25-04-28 7.00.PD

Një maratonë teatri dhe kinemaje 36-orëshe fillon në Akademinë Teatrale

Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..

botuar më 25-04-25 6.15.PD