Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe 15 vende të tjera të BE-së:

Vende të treta të mbështesin iniciativën evropiane për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Foto: BTA

Bullgaria dhe 15 vende të tjera të Bashkimit Evropian i dërguan një letër Kaja Kallas, përfaqësuese supreme të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, duke i bërë thirrje asaj të fillojë një angazhim të përbashkët diplomatik me qëllim formimin e një mbështetjeje të gjerë globale për një armëpushim në Ukrainë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në përgjigje të një pyetjeje të BTA-së. “Një armëpushim do të shërbente si një hap jetësor në zvogëlimin e vuajtjeve të popullsisë civile dhe do të hapte hapësirë ​​për negociata kuptimplote paqeje që synojnë t’i japin fund luftës agresive të Rusisë dhe të arrijnë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në letër. Në letër theksohet, se Rusia i hedh poshtë thirrjet "pa asnjë tregues të një dëshire të vërtetë për të ndaluar agresionin e saj të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Ukrainës". Sipas pesëmbëdhjetë vendeve, BE-ja ka një interes strategjik në forcimin e mbështetjes globale për një propozim për armëpushim. "Kontaktet me vendet e treta duhet të forcohen për të siguruar mbështetjen e tyre për këtë iniciativë. Shumë vende mbajnë lidhje të ngushta me Moskën, të cilat mund të shfrytëzohen për të rritur presionin diplomatik mbi Rusinë", thuhet gjithashtu në letrën drejtuar Kaja Kallas.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë ndër ata që përdorin më pak trenat në BE

Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..

botuar më 25-11-01 6.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..

botuar më 25-10-31 7.40.MD

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..

botuar më 25-10-31 5.56.MD