Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i postuar në Facebook drejtuar kryeministrit, ministrave të financave dhe shëndetësisë, avokatit të popullit dhe të gjitha grupeve parlamentare. Profesionistët mjekësorë janë të gatshëm për veprime ekstreme për shkak të krizës së rëndë dhe të lënë pas dore prej kohësh në sistemin e kujdesit shëndetësor, të shkaktuar nga mungesa sistematike e fondeve dhe zhvlerësimi i punës së tyre. Ata kërkojnë që pagat e tyre të rriten në të paktën 150% të pagës mesatare për vendin, në përputhje me kualifikimet dhe përgjegjësinë profesionale. “Është e papranueshme që shteti të sigurojë fonde për rritje të pagave vetëm në sektorë të caktuar - arsim dhe Ministrinë e Brendshme, duke injoruar sistematikisht kujdesin shëndetësor”, thuhet në qëndrim. Specialistët mjekësorë theksojnë se meqenëse qeveria ka gjetur 15 milionë leva për të përditësuar pagat e punonjësve të transportit publik, "kjo tregon qartë se kur ka vullnet politik, ka edhe burime financiare".
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..