Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në SHBA që nga viti 1993, pasi u largua nga Bullgaria gjatë një periudhe pasigurie dhe mundësish të kufizuara për shkencëtarët e rinj. Prindërit e saj - inxhinierë - e inkurajuan atë të kërkonte zhvillim profesional në një mjedis që mund të mbështeste ambiciet e saj.
Sot, si udhëheqëse e misionit TESS, ajo është përgjegjëse për aktivitete që variojnë nga menaxhimi i aparatit dhe koordinimi i ekipit shkencor, deri te ndarja e buxhetit dhe siguria kibernetike. Bullgarja punon me inxhinierë dhe shkencëtarë nga MIT, Northrop Grumman, Princeton dhe NASA. TESS kërkon ekzoplanetë të rinj përmes vëzhgimeve nga hapësira dhe deri më tani ka bërë një numër zbulimesh - midis tyre një planet që po shkatërrohet fjalë për fjalë nën ndikimin e yllit të tij.
Ajo i këshillon shkencëtarët e rinj të mos përqendrohen në vendin ku do të punojnë (NASA, JPL, Harvard), por në atë që do të hulumtojnë.
"Shkencëtarët e rinj që preferojnë qasjen sistematike dhe stabilitetin do të lulëzojnë në NASA. Ata që preferojnë një mjedis më të shpejtë dhe më dinamik dhe nuk kanë frikë nga rreziqet mund të ndihen më mirë në kompani si SpaceX. Një grup i tretë - ata që janë kryesisht të interesuar në shkencën dhe mësimdhënien e pastër, pa përfshirje në projekte harduerike, do të ishin të lumtur në universitete. Gjëja më e rëndësishme është që të rinjtë t'i kuptojnë mirë aftësitë dhe interesat e tyre përpara se të vendosin se ku t'i aplikojnë ato. Nëse dikush shkon verbërisht në NASA pa e ditur se si është të punosh atje, ndoshta nuk do të jetë i lumtur", ngre perden Dr. Eli Haxhijska.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Dr. Eli Haxhijska - arkiv personal
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..