Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13 deri më 15 qershor në tre fortesa antike në territorin e Qarkut të Plevenit. Këto janë fortesa "Storgozia", qyteti i lashtë romak Ulpia Oescus pranë fshatit Gigen dhe stacioni i lashtë rrugor Ad Putea pranë Riben.

Pleveni merr pjesë për herë të parë në këtë ngjarje në shkallë të gjerë, duke u dhënë banorëve dhe mysafirëve të qytetit mundësinë të përjetojnë trashëgiminë e lashtë. Në një konferencë për shtyp në Muzeun Rajonal të Historisë në qytet, organizatorët njoftuan se mbi 180 pjesëmarrës në riprodhimet historike nga Bullgaria, Italia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Britania e Madhe do të jenë në Pleven më 13 qershor për të rikrijuar skena nga epoka romake.

"Motoja e festivalit është 'Në gjurmët e legjioneve, në zemër të Mizisë'. Mysafirët do të njihen me historinë e dy mijë viteve më parë përmes kuzhinës antike, aktiviteteve për fëmijë, artilerisë romake, gjuajtjes me hark dhe hobe, duelimit antik, si dhe do të kenë mundësinë të marrin pjesë në kurse të shkurtra për përgatitje ushtarake dhe të shndërrohen në legjionarë romakë."

Parku unik i Plevenit "Kajllëka" do të transformohet në një kamp të lashtë ushtarak me tenda, armë dhe armatura të farkëtuara. Rikrijimi i parë ushtarak do të jetë i pritjes triumfale të Perandorit Trajan në krye të legjioneve romake.
Më 14 qershor, qyteti i lashtë i Ulpia Aescus pranë Gigen do të bëhet skena e historisë së luftës midis Trajanit dhe Decebalusit. Pas lojërave të gladiatorëve, një parade me veshje antike dhe demonstrime artizanale, shkolla Bagatur do të paraqesë një spektakël grandioz me skena betejash.

Finalja e madhe më 15 qershor do të jetë beteja midis romakëve dhe barbarëve pranë mureve të fortesës "Ad Putea" në Riben. Pas një serie sulmesh përgjatë Danubit, Perandori Trajan nisi një kundërsulm, i ndjekur nga një fitore historike. Zjarri i festivalit do të shuhet me një marshim ceremonial, ndarjen e çmimeve për pjesëmarrësit dhe një tur me guidë, informon botimi plevenutre.bg.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: eagleonthedanube.com
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..