Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Vëllçev: Nevojitet mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit

Foto: BTA

Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende.


 Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Kirill Vëllçev, ngriti çështjen e nevojës që Bullgaria të ofrojë urgjentisht një program për mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit, siç e zbaton me sukses për shkollat. Ai kujtoi se gazetarët mbartin njohuritë e sotme, ashtu si mësuesit përcjellin njohuritë e djeshme.


"Shpresoj që takimi i këtij viti i mediave bullgare do të bëhet një shembull se si çdo bullgar, kudo që të jetë në botë, është i rëndësishëm për vendin dhe shoqërinë tonë", shkroi Kryeministri Rosen Zheljazkov në përshëndetjen e tij për pjesëmarrësit.

Në fjalimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, theksoi rolin e Radio Bullgarisë, e cila mban një lidhje të gjallë me bullgarët jashtë shtetit. Ai përmendi edhe podkastin “Ura e Besimit”, i cili prezanton bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare jashtë vendit, të cilin Radio Bullgaria e krijon në bashkëpunim me Dioqezën Ortodokse Bullgare të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe “Gazeta e Kishës”, organi zyrtar i shtypur i Kishës Ortodokse Bullgare, njoftoi reporteri i Radio Bullgarisë, Joan Kolev.

Milen Mitev
Kryeredaktorja e revistës bullgaro-hungareze për kulturën dhe jetën publike "Hemus" Svetlla Kjoseva theksoi në fjalën e saj përfitimet e takimeve të tilla, të cilat jo vetëm bashkojnë mediat bullgare të shpërndara në të gjithë botën, por edhe lehtësojnë kontaktet e tyre me institucionet bullgare, njoftoi BTA.

Svetlla Kjoseva

Në hapjen e forumit mori pjesë edhe Simeon Sakskoburggotski, i cili 20 vjet më parë, në cilësinë e Kryeministrit të Bullgarisë, iu drejtua pjesëmarrësve në Takimin e Parë Botëror të Mediave Bullgare në Sofje më 23 maj 2005.

Simeon Sakskoburggotski

Tradicionalisht, gjatë takimit do të ndahet çmimi i Fondit Kombëtar të Fondacionit "13 Shekuj të Bullgarisë" për kontribut në përhapjen e kulturës bullgare nga mediat në gjuhën bullgare jashtë vendit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbështeti qëndrimin kolektiv të BE-së ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev shprehu..

botuar më 25-05-21 9.12.PD

Parashikimi i motit për 21 majin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në vende të izoluara në rajonet perëndimore para mesditës,..

botuar më 25-05-20 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev u takua me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba

Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, Presidenti Rumen Radev u takua në Tokio me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Të dy nënshkruan një Deklaratë të përbashkët për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë në nivelin e..

botuar më 25-05-20 6.50.MD