Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Vëllçev: Nevojitet mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit

Foto: BTA

Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende.


 Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Kirill Vëllçev, ngriti çështjen e nevojës që Bullgaria të ofrojë urgjentisht një program për mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit, siç e zbaton me sukses për shkollat. Ai kujtoi se gazetarët mbartin njohuritë e sotme, ashtu si mësuesit përcjellin njohuritë e djeshme.


"Shpresoj që takimi i këtij viti i mediave bullgare do të bëhet një shembull se si çdo bullgar, kudo që të jetë në botë, është i rëndësishëm për vendin dhe shoqërinë tonë", shkroi Kryeministri Rosen Zheljazkov në përshëndetjen e tij për pjesëmarrësit.

Në fjalimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, theksoi rolin e Radio Bullgarisë, e cila mban një lidhje të gjallë me bullgarët jashtë shtetit. Ai përmendi edhe podkastin “Ura e Besimit”, i cili prezanton bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare jashtë vendit, të cilin Radio Bullgaria e krijon në bashkëpunim me Dioqezën Ortodokse Bullgare të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe “Gazeta e Kishës”, organi zyrtar i shtypur i Kishës Ortodokse Bullgare, njoftoi reporteri i Radio Bullgarisë, Joan Kolev.

Milen Mitev
Kryeredaktorja e revistës bullgaro-hungareze për kulturën dhe jetën publike "Hemus" Svetlla Kjoseva theksoi në fjalën e saj përfitimet e takimeve të tilla, të cilat jo vetëm bashkojnë mediat bullgare të shpërndara në të gjithë botën, por edhe lehtësojnë kontaktet e tyre me institucionet bullgare, njoftoi BTA.

Svetlla Kjoseva

Në hapjen e forumit mori pjesë edhe Simeon Sakskoburggotski, i cili 20 vjet më parë, në cilësinë e Kryeministrit të Bullgarisë, iu drejtua pjesëmarrësve në Takimin e Parë Botëror të Mediave Bullgare në Sofje më 23 maj 2005.

Simeon Sakskoburggotski

Tradicionalisht, gjatë takimit do të ndahet çmimi i Fondit Kombëtar të Fondacionit "13 Shekuj të Bullgarisë" për kontribut në përhapjen e kulturës bullgare nga mediat në gjuhën bullgare jashtë vendit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale: Mosha e daljes në pension nuk duhet të preket

Mosha e daljes në pension nuk duhet të ndryshohet - ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ai kujtoi se sipas ligjit, deri në vitin 2037ajo duhet të mbushë 65 vjeç...

botuar më 25-05-23 10.31.PD

Protesta civile kundër sindikatave në Sofje

Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet nën moton "Jo përparësisë së punës me kualifikim të ulët mbi dijen". “Eventi është një iniciativë..

botuar më 25-05-23 9.40.PD

Kryeministrat bullgarë dhe italianë planifikojnë projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes

Forcimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis Bullgarisë dhe Italisë, pjesëmarrja në projekte të përbashkëta mbrojtëse dhe arritja e paqes në Ukrainë ishin temat e takimit midis kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov dhe kryeministres italiane..

botuar më 25-05-23 9.02.PD