Kontrata me kompaninë shtetërore turke të gazit Botash është një problem jo vetëm për palën bullgare, por edhe për palën turke, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Ministri i Energjisë shtoi se për herë të parë ka parë një kontratë që nuk ka një klauzolë përfundimi, dhe kështu Bullgaria duhet të paguajë 500 000 euro çdo ditë pa marrë gaz.
"Pala bullgare nuk i ka paguar detyrimet e saj ndaj palës turke për më shumë se 6 muaj për arsyen e thjeshtë se një kompani ("Bulgargaz"), të cilën e lamë me një fitim prej 63 milionë në vitin 2021, ka një humbje prej 222 milionë për vitin e kaluar dhe ka llogari bankare bosh, gjë që është një problem për pagesën e faturave sipas kësaj kontrate", tha ministri.
Do të gjejmë një rrugëdalje nga kontrata. Ne po kërkojmë me të drejtë një mundësi që Bullgaria të paguajë vetëm për atë që transporton si gaz nga Turqia, dhe jo për kapacitetin e papërdorur të tubacionit, shpjegoi Stankov.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Energjetikës
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..