Shumica e bullgarëve janë optimistë për BE-në dhe presin që komuniteti të sigurojë paqen së pari. Kjo tregohet nga të dhënat e Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, raporton BTA.
Të pyetur se çfarë masash do të ndërmerrte BE-ja për të përmirësuar jetën në afat të shkurtër, 45 për qind e bullgarëve dhe 44 për qind e qytetarëve të BE-së tregojnë sigurimin e paqes. Shumica prej 78 për qind në BE dhe 73 për qind në Bullgari janë të shqetësuar për mbrojtjen evropiane. 62 për qind e qytetarëve në BE dhe 57 për qind e bullgarëve janë plotësisht optimistë për të ardhmen e BE-së. 51 për qind e bullgarëve dhe 43 për qind e evropianëve kanë një qëndrim plotësisht pozitiv ndaj unionit. 26 për qind në Bullgari dhe 38 për qind e qytetarëve evropianë kanë një qëndrim neutral.
Besimi në BE është 53 për qind në Bullgari dhe 52 për qind në Evropë. 62 për qind e bullgarëve presin që ekonomia e vendit të përmirësohet në 12 muajt e ardhshëm.
Dallimet më të theksuara në opinione janë regjistruar mbi çështjet e luftës në Ukrainë dhe ndihmës evropiane për Kievin. Bullgarët mbeten ndjeshëm prapa qëndrimit të përgjithshëm evropian të mbështetjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Parlamenti Evropian - arkiv
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..