Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe socio-ekonomikë.
Në vendin tonë jetojnë 1.1 milion fëmijë, informon UNICEF Bullgaria. Ndër tendencat pozitive, spikat rënia e vazhdueshme e vdekshmërisë foshnjore - nga 7.6‰ në vitin 2014 në 4.5‰ vitin e kaluar, si dhe fakti që mbulimi i imunizimeve është rritur pas vitit 2022 dhe mbi 90% e fëmijëve marrin vaksinat e detyrueshme. Pavarësisht këtyre lajmeve pozitive, sfidat me të cilat përballet mirëqenia e fëmijëve në vendin tonë mbeten serioze. Gjatë 5 viteve të fundit, nuk ka pasur pothuajse asnjë ndryshim në numrin e fëmijëve të regjistruar në dhomat pedagogjike të fëmijëve - nga 8899 në vitin 2020 në 8430 në vitin 2024.
Në raportin global të UNICEF-it të publikuar së fundmi "Mirëqenia e fëmijëve në një botë të paparashikueshme", i cili analizon situatën e fëmijëve në vendet me të ardhura më të larta, Bullgaria renditet e 28-ta nga 36 vende sipas 6 treguesve kryesorë. Ka një përkeqësim të kënaqësisë me jetën tek fëmijët, një rritje të rasteve të mbipeshës dhe një rënie të aftësive të tyre akademike krahasuar me vitin 2018. Mungesa e komunikimit cilësor midis prindërve dhe adoleshentëve është gjithashtu shqetësuese - vetëm 64% e tyre thonë se flasin me prindërit e tyre të paktën një herë në javë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UNICEF - Bullgaria
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..