Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungon komunikim cilësor midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre

Foto: UNICEF - Bullgaria

Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe socio-ekonomikë.

Në vendin tonë jetojnë 1.1 milion fëmijë, informon UNICEF Bullgaria. Ndër tendencat pozitive, spikat rënia e vazhdueshme e vdekshmërisë foshnjore - nga 7.6‰ në vitin 2014 në 4.5‰ vitin e kaluar, si dhe fakti që mbulimi i imunizimeve është rritur pas vitit 2022 dhe mbi 90% e fëmijëve marrin vaksinat e detyrueshme. Pavarësisht këtyre lajmeve pozitive, sfidat me të cilat përballet mirëqenia e fëmijëve në vendin tonë mbeten serioze. Gjatë 5 viteve të fundit, nuk ka pasur pothuajse asnjë ndryshim në numrin e fëmijëve të regjistruar në dhomat pedagogjike të fëmijëve - nga 8899 në vitin 2020 në 8430 në vitin 2024.

Në raportin global të UNICEF-it të publikuar së fundmi "Mirëqenia e fëmijëve në një botë të paparashikueshme", i cili analizon situatën e fëmijëve në vendet me të ardhura më të larta, Bullgaria renditet e 28-ta nga 36 vende sipas 6 treguesve kryesorë. Ka një përkeqësim të kënaqësisë me jetën tek fëmijët, një rritje të rasteve të mbipeshës dhe një rënie të aftësive të tyre akademike krahasuar me vitin 2018. Mungesa e komunikimit cilësor midis prindërve dhe adoleshentëve është gjithashtu shqetësuese - vetëm 64% e tyre thonë se flasin me prindërit e tyre të paktën një herë në javë.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: UNICEF - Bullgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgari zotëron mbi 1 trilion leva aktive, por a ndihet i pasur?

Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..

botuar më 25-05-28 7.00.PD

Mbi 140 ekspozues marrin pjesë në Panairin Pranveror të Librit të në Sofje

“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..

botuar më 25-05-27 9.57.PD

Bullgaristika rikthehet në hartën akademike të Amerikës

Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

botuar më 25-05-26 12.30.MD