Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë.
Tradita dikton që dita të jetë plot ngjarje zbavitëse, buzëqeshje fëmijësh dhe muzikë. Festa është një rast për evente të shumta dhe të larmishme në të gjithë Bullgarinë, por për shkak të shkallës së saj, kryeqyteti tërheq interesin më të madh – si të publikut ashtu edhe të mediave.
Më 1 qershor, vendi më i vizituar këtu është ndoshta Kopshti Zoologjik i Sofjes - kopshti zoologjik më i madh dhe më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Ai strehon mbi 300 banorë nga 280 lloje kafshësh. Me rastin e Ditës së Fëmijëve, hyrja është falas si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.
Kopshti Zoologjik i Sofjes krenohet gjithashtu me një numër rekord kafshësh të porsalindura, duke tërhequr mijëra vizitorë.
Në vitin 2024, atje lindën nëntë ujq të rinj, zebra, elandë dhe disa dele berbere. Primatët, vidrat me kthetra të vogla dhe antilopat addax gjithashtu patën pasardhës. Para afro një viti lindën dy këlyshë të rrëqebullit euroaziatik, një specie në zhdukje.
Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes mund të shihen gjithashtu shumë kafshë dhe zogj të egër të shpëtuar, të plagosur në aksidente, ose të rritur ilegalisht nga banorët e qytetit.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kopshti Zoologjik i Sofjes (zoosofia.eu), BTA“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..
Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...
Një ditë pas 24 majit - Ditës së alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave, po tregojmë empati për përpjekjet e njerëzve me gjuhë amtare të huaj për t'u përshtatur dhe integruar në shoqërinë tonë. E drejta për..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..