Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë.
Tradita dikton që dita të jetë plot ngjarje zbavitëse, buzëqeshje fëmijësh dhe muzikë. Festa është një rast për evente të shumta dhe të larmishme në të gjithë Bullgarinë, por për shkak të shkallës së saj, kryeqyteti tërheq interesin më të madh – si të publikut ashtu edhe të mediave.
Më 1 qershor, vendi më i vizituar këtu është ndoshta Kopshti Zoologjik i Sofjes - kopshti zoologjik më i madh dhe më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Ai strehon mbi 300 banorë nga 280 lloje kafshësh. Me rastin e Ditës së Fëmijëve, hyrja është falas si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.
Kopshti Zoologjik i Sofjes krenohet gjithashtu me një numër rekord kafshësh të porsalindura, duke tërhequr mijëra vizitorë.
Në vitin 2024, atje lindën nëntë ujq të rinj, zebra, elandë dhe disa dele berbere. Primatët, vidrat me kthetra të vogla dhe antilopat addax gjithashtu patën pasardhës. Para afro një viti lindën dy këlyshë të rrëqebullit euroaziatik, një specie në zhdukje.
Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes mund të shihen gjithashtu shumë kafshë dhe zogj të egër të shpëtuar, të plagosur në aksidente, ose të rritur ilegalisht nga banorët e qytetit.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kopshti Zoologjik i Sofjes (zoosofia.eu), BTASipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur –..