Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori 2025, çajit unik bullgar i është dhënë statusi i Emërtimit të Mbrojtur të Origjinës. Ai prodhohet nga gjethet dhe lulet e një bime të gjinisë Sideritis (familja Lamiaceae). Kultivimi i saj kryhet vetëm në zona me ekspozime të përshtatshme dhe toka alkaline - në rajonin e pesë komunave të malit Stranxha: Mallko Tërnovo, Primorsko, Sozopoll, Sredec dhe Carevo. Produkti dallohet nga një shije karakteristike pak e ëmbël, një buqetë aromatike delikate dhe një përmbajtje e lartë e antioksidantëve dhe komponimeve fenolike. Çaji përdoret jo vetëm si pije, por edhe si një ilaç natyral me veti të provuara antibakteriale dhe antivirale, njofton Ministria e Bujqësisë.
Me përfshirjen e "Çajit Bimor i Stranxhës" në regjistër, Bullgaria tani ka gjashtë ushqime të mbrojtura në BE - tri Emërtime të Mbrojtura të Origjinës ("Mjalti i Manit i Stranxhës", "Kosi Bullgar", "Djathë i Bardhë Bullgar i Kripur") dhe dy Tregues Gjeografikë të Mbrojtur ("Suxhuku nga Gorna Orjahovica", "Vaji Bullgar i Trëndafilit"), dhe gjithashtu ka shtatë produkte - specialitete tradicionale karakteristike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bg
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..